Rey Manaj shpërthen në gola

10 months ago 17
Reklamë
16:12 02/11/2023

Pas kampionatit lushnjari shënon tre herë në kupën e Turqisë ndaj Hopaspor

Pas golit të fitores në kampionat, Sivasspor i falet këmbëve të Rej Manaj në ndeshjen e Kupës së Turqisë.

Shqiptari ishte fenomenal në duelin e raundit të 1/64-ave teksa shënoi tripletë golash në fitoren 4-0 përballë Hopaspor. Festival golash i nisur shumë shpejt prej tij, pasi zhbllokoi shifrat që në minutën e 6-të. Manaj goditi saktë në gjysmë lartësi për të kaluar në epërsi Sivaspor.

Edhe goli i dytë ishte i thjeshtë për tu shënuan nga ana e sulmuesit lushnjar. Pasi kontrolloi mirë topin në zonë, Manaj u gjend i lirë dhe me një goditje të bukur shënoi golin e dytë personal.

Më të lehtë për të shënuar e kishte tek goli i tretë, me Manaj që kompleton kështu performancën perfekte në ndeshjen e Kupës. Pas kësaj triplete, Manaj ngjitet në kuotën e 5 golave me skuadrën turke, për të cilën firmosi në merkaton e kësaj vere.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article