Rey Manaj tjetër sinjal nga Turqia

10 months ago 22
21:12 04/12/2023

Sulmuesi shënon në portën e Fenerbahce, i teti gol në këtë sezon me Sivasspor

Rej Manaj vijon të shënojë në Superligën turke. Sulmuesi shqiptarë realizoi golin e vetëm në humbjen 4-1 që skuadra e tij, Sivaspor regjistroi në transfertën e Fenerbaçe.

26-vjeçari u tregua i saktë nga shumë pranë portës kundërshtare. Goli i tetë për Manaj në këtë sezon, 5 prej të cilëve në kampionat. Ky realizim vjen pas dopietës së shënuar një javë më parë në portën e Trabzonspor.

Forma e mirë mund ta ndihmojë sulmuesin lushnjar për tu rikthyer në Kombëtaren Shqiptare.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article