Rezultatet befasuese të sondazhit të fundit, vjen ‘goditja’ për kundërshtarët e Kurtit: Qytetarët do të votojnë…!

1 week ago 36

Së fundi kanë qarkulluar disa raportime se janë bërë disa sondazhe në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ku befasisht LVV e kanë vendosur me vetëm 35 për qind, një rënie e konsiderueshme krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të fundit.

Mirëpo, duhet theksuar se nuk dihen të dhëna më të detajuara, s’ka përqindje as rezultate për partitë e tjera opozitare, kësisoj po hidhe dyshime mbi këtoi raportimet për rënie të madhe të LVV-së.

E analisti Gani Qarri potencoi se nuk duhet të votohen nga qytetarët partitë opozitare.

Derisa, ai në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh se opozita qëndron pas këtyre sondazheve, kinse për rritjen e besueshmërisë ndaj tyre dhe rënien e partisë në pushtet, që vlerëson se janë sondazhe artificiale.

“Nuk mund të votohen ato parti dhe politikan të inkriminuar që ndikojnë deri te gjykata kushtetuese, edhe për pengimin e zbatimit të ligjeve më jetike, deri te ligji për konfiskimin e pasurive të kundërligjshme, me të cilat ka problem opozita dhe jo partia në pushtet, ndaj opozita e inkriminuar, e vetëdijshme se pas miratimit të Byrosë për konfiskimin e pasurive të kundërligjshme, do tu rrezikohen milionat e vjedhur, e të gjitha benifitet tjera  dhe konfiskohen pasurit e grumbulluara në mënyrë të paligjshme, prodhojnë sot edhe sondazhe artificiale, përmes organizatave agjenturore, nën tutelën e SHIK-ut ilegal, në Kosovë, kinse për rritjen e besueshmërisë ndaj tyre dhe rënien e partisë në pushtet, e cila bënë çdo gjë që të vihet drejtësia në vend dhe pasuritë e vjedhura t’i kthehen shtetit dhe popullit të Kosovës.

Në asnjë mënyrë, pavarësisht “sondazheve” të paguara, nuk mund të votohen nga qytetarët e Kosovës ato parti të inkriminuara dhe të infektuara keq nga inkorporimi i frymës serbo-vuçiqiane në Kosovë, të cilat asnjë qeverisje nuk kanë arrit ta qojnë deri në fund të mandatit dhe as ta mbajnë pushtetin në Kosovë, pa mbështetjen e Vuçiqit përmes dorës së zgjatur të Serbisë në Kosovë, të ashtuquajturës "lista serbe"!”

Gjithashtu, kundërshtoi faktin se partitë që edhe kishin bërë plane për ndarjen e Kosovës, të kthehen në pushte, kështu kërkoi nga qytetarët të mos i votojnë ato.

Image

Gani Qarri

Në pikë pikë, rikujtoi disa vendime të dëmshme që kanë marrë qeveritë e kaluara, pasojat e të cilave po i vuan Kosova.

“Nuk mund të votohen partitë që luftën speciale e nisën në krye me kuislingun Thaçi & Co, kundër shtetit të Kosovës, me ndarjen e Mitrovicës, vendosjen e fusnotës mbi statusin e shtetit tonë të vogël, duke zhvlerësuar edhe vendimin pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për vulosjen e pavarësisë së Kosovës dhe vazhduar me nënshkrimin dy herë të marrëveshjes, si dhe miratuar edhe në Kuvend, formimin e "zajednicës" kundërkushtetuese njëtetnike serbe, deri te kërkesat publike të kuislingut Hashim Thaçi me 25 korrik të vitit 2018 në forumin e Ballkanit Perëndimor për ndarjen e Kosovës, në Alpbach të Austrisë, pa harruar këtu pagesat që me urdhër të tij, u janë bërë nga këshilltarja e tij, Dhurata Hoxha firmave të huaja si ajo franceze Majorelle PR & Events, për promovimin e ndarjes së shtetit tonë,nëpër botë, me parat e taksapaguesve të Kosovës!

Parti dhe politikanë që kanë bashkëpunuar në vijimësi me grupin kriminal të kryeterroristit MIllan Radojçiq, Zvonko Veselinoviqin etj, kanë kooketuar gjatë kohës së qeverisjeve me ta, në vendosjen e pushtetit ilegal të krimit të organizuar në veri, kanë miratuar mbajtjen e zgjedhjeve dhe referendumeve të Serbisë në Kosovë si dhe kanë lejuar veprimtarinë e strukturave dhe "komunave" paralele serbe kudo në gjithë hapësirat e vendit tonë, kanë heshtur para plaçkitjes dhe maltretimeve deri te pagesat ordinere dhe heqja e tabelave, që u bënte Serbia qytetarëve me tabela të Kosovës, qoftë edhe për një udhëtim transit nëpër Serbi, derisa në të njëjtën kohë, të njëjtit po këta opozitar, lejonin tabelat me sinkronime të Serbisë të lëshuara nga strukturat ilegale serbe, në veri dhe gjithandej Kosovës”, theksoi ai.

Tutje, analisti tha se pavarësisht “sondazheve të fabrikuara”, opozita nuk mund t’ia ndrrojë artificialisht mendjen votutesit.

“Kështu që nuk ka dhe as nuk mund të ketë asnjë sondazh të fabrikuar agjenturor opozitar, se kinse partia e kryeministrit Albin Kurti, “ka rënë në përqindje të votave dhe opozita është ngritur”, që mund ta ndryshojë artificialisht vetëdijen e votuesit heroik kosovar, i cili para rreth katër vitesh, vërtetë ka krijuar sensacion në mbarë rajonin, madje lirisht mund të themi edhe revolucion ballkanik, duke rrëzuar për toke, me votën e vet të lirë, partitë dhe politikanët e kriminalizuar për vite e dekada, dhe quar ata në opozitë dhe theqafje të parikuperueshme politike”

Ndër të tjera, ai kishte disa fjalë për kundërshtarët e Kurtit, që po akuzojnë atë në vazhdimësi, derisa tha se këto sondazhe ‘imagjinare’ për ta frikësuar partinë në pushtet nuk do e ngrisin aspak opozitën në aspektin elektoral

“Andaj kundërshtarët e kryeministrit Kurti, kot shpifin e akuzojnë poshtë e lartë, duke bërë propagandë gëblsiane, se kinse edhe pagat në sektorin publik, Kryeministri i ka rritur për qëllime elektorale, kur dihet mirëfilli se kënaqësinë për rritjen e pagave, do ta shprehin vet punëtorët e këtij sektori, dhe opozita e inkriminuar nuk mund t`ua vjedhë atyre buzëqeshjen, me propagandë partiake dhe konspiracione të ulëta agjenturore, të shembullit të kuzhinave të Aleksandër Vuçiqit, parti që me Bedri Hamzën si shef të Bankës Qendrore të Kosovës, lejonin pagesat me dinarë serb dhe mundësonin operimin e Bankave të Serbisë në Kosovë!

Për aq më tepër, propaganda e partive të inkriminuara bie tërësisht poshtë edhe për faktin e pa diskutrueshëm se raportimet tyre, janë aq të ulëta e jo reale, sa që nuk posedojnë me asnjë publikim zyrtar të atyre matjeve imagjinare, të cilat ata i hedhin qorrazi, me qëllimin e keq, vetëm sa për tu qit hi syve qytetarëve dhe krijuar mjegull në opinion, duke shpresuar se edhe me gënjeshtra e shpifje të këtij lloji, do ta frikësojnë partinë në pushtet dhe ndihmojnë gjoja në ngritjen, e pangritshme të partive të inkriminuara opozitare, të rëna pakthyeshëm, pikërisht për fajet e tyre të pafalshme, të rëna njëherë e mirë dhe përjetësisht e përgjithmonshëm nga pushteti”, përmbylli Gani Qarri për “Bota sot”.

Read Entire Article