Ribashkimi i familjes Hazard mund të jetë në plan pas ofertës së re për ish-yllin e Real Madridit

1 year ago 47
Reklamë

Ish-ylli i Real Madridit dhe ende nënshkrimi i tyre rekord Eden Hazard mbetet pa klub, gati tre muaj pas ndërprerjes së kontratës me Los Blancos.

Sipas raportimeve të ndryshme, atij nuk i kanë munguar ofertat këtë verë, por asnjë nuk e ka pranuar. Ekipi më i fundit që po provon fatin e tyre wshtw duke tentuar ta përdor ‘kartën’ e familjes.

Sipas Diario AS, me Kylian Hazard që luan te RWD Molenbeek dhe Thorgan Hazard tani duke luajtur për Anderlecht, familja Hazard ëndërron të ribashkohet në Bruksel, pas vitesh të tëra të ndarë nga distanca dhe kufijtë.

Eden Hazard has an offer from Belgian side Union Saint-Gilloise. (Diario AS) #HalaMadrid #USG pic.twitter.com/C5wY9hQ1C4

— Football España (@footballespana_) September 19, 2023

Për këtë qëllim, klubi Union Saint-Gilloise i ka ofruar Edenit mundësinë për t’u kthyer në Belgjikën e tij të lindjes për herë të parë si i rritur.

Hazard ka ende disa dyshime për ta bërë këtë. Atij do t’i duhej të bënte një ulje të konsiderueshme page në mënyrë që të pranonte ofertën dhe të përshtatej në kufijtë e pagave në Superligës së Belgjikës.

Më e rëndësishme në procesin e vendimmarrjes së tij është familja e tij tani – ai, partnerja dhe fëmijët e tij janë krejtësisht të lumtur në Madrid, dhe kjo është një pjesë kryesore e arsyes që ai ende nuk ka zgjedhur skuadrën e re.

Nëse Hazard vendos të refuzojë ofertën e Union SG, kjo vetëm do të rrisë spekulimet se Hazard mund të pensionohet së shpejti. Sigurisht, dhe e kuptueshme, duket se familja për 32-vjeçarin ka pasur përparësi ndaj futbollit. /Telegrafi/

Read Entire Article