Ribery po bëhet gati me licenca për trajner – synimi i tij Bayern Munich

7 months ago 2

Franck Ribery mund të bëhet trajner në akademinë e Bayern Munich në të ardhmen e afërt, njoftoi gazetari i Kicker, Georg Holzner.

Anësori legjendar francez e përfundoi karrierën e tij në vitin 2022, dhe aktualisht po aplikon për më shumë licenca trajneri. Duke qenë se ai ishte anëtar i Bayern Munich nga viti 2007 deri në vitin 2019, ai ende kalon shumë kohë në Mynih dhe ka mbetur i lidhur me klubin.

Prandaj, gazetari Holzner pretendon se kthim është shumë i mundshëm në klubin gjerman, ku Ribery kaloi 12 vjet te Bayerni, me të cilin fitoi 23 trofe.

Franck Ribéry is open to a coaching position at the FC Bayern Campus in the near future. The Frenchman is currently completing his coaching license and spends a lot of time in Munich. The club never lost contact with Ribéry since he left – a comeback is possible [@georg_holzner,… pic.twitter.com/WBeTSRKQmi

— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) February 28, 2024

Ai fitoi nëntë tituj kampion gjerman, gjashtë kupa dhe në vitin 2013 mori Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.

Në karrierën e tij, ai ka luajtur edhe për klubet të njohura si Metz, Galatasaray, Marseille, Fiorentina dhe Salernitana. Ai grumbulloi 81 paraqitje dhe 16 gola për kombëtaren franceze.

Salernitana italiane ishte klubi i tij i fundit në karrierën e tij si lojtar, dhe sot ai punon atje si asistent i trajnerit Fabio Liverani.

Klubi nga Salerno është në vendin e fundit në Serie A dhe me shumë gjasa do të bie një nivel më poshtë. /Telegrafi/

Read Entire Article