Rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve – dy ndeshje të forta në program

7 months ago 4

Sot (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje kthyese të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Tri javë pas ndeshjeve të para të fazës së 1/8-tës, tani i ka ardhur koha e ndeshjeve kthyese të skuadrave që duan një vend në çerekfinale.

Ndeshje më interesante pritet të zhvillohet në ‘Allianz Stadium’, ku Bayern Munichu e pret Lazion dhe pret ta shkrijë disavantazhin e humbjes 1-0 nga ndeshja e parë në Olimpico.

Në ndeshjen tjetër, Paris Saint-Germain pritet të ketë më lehtë në udhëtim te Real Sociedadi në ‘Reale Arena’ pas fitores 2-0 në Parc des Princes.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00. /Telegrafi/

Pick four to progress this week 🧐#UCL pic.twitter.com/WjMEaXf45M

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 4, 2024

Read Entire Article