Rikthehen sulmet e ashpra izraelite

10 months ago 9
14:16 02/12/2023

Goditen 400 objektiva të Hamasit. Thirrje banorëve të ikin në jug

Sulmi izraelit vijoi i ashpër edhe në ditën e dytë të rikthimit të operacionit ushtarak në Rripin e Gazës. Numri i të vdekurve që prej mëngjesit të së Premtes ka arritur në 178.

Ushtria izraelite që publikoi edhe këto pamje të operacioneve të orëve të fundit, njoftoi goditjen e 400 objektivave të Hamasit.

Një zhvendosje e re masive po kryet nga Gaza në veri, pas thirrjes që Izraeli u bëri banorëve të qytetit të madh verior të Rripit të Gazës, për t’u larguar drejt jugut, që t’i shpëtojnë operacionit të madh ushtarak. Mijëra banorë të Gazës po zhvendosen në qytetin tjetër të madh në jug Han Junuz.

Por pavarësisht se thirrjet i bënë vetë, sulmet e ushtrisë izraelite nuk munguan edhe në jug të Rripit të Gazës. Sipas Tel Avivit, vetëm në Han Juzun u kryen 50 prej 400 objektivave të dyshuara të Hamasit gjatë natës së kaluar.

Nuk munguan edhe kundërpërgjigjet me raketa nga Hamasi në jug të Izraelit, ku ranë sërish sirenat e luftës. Por ato u shkatërruan në ajër nga mbrojtja izraelite anti-raketë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article