“Rikthejmë ushtrinë me detyrim”, Vuçiç: Na duhen shumë armë, por nuk do sulmojmë askënd

4 days ago 45
Reklamë

Një ditë pas 7 kërkesave drastike që paraqiti për Kosovën, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm në vend. Lajmin e bëri të ditur vetë  kreu i shteti serb gjatë një ceremonie ne prani te forcave  ushtarake.

“Të gjithë e kuptojnë se sa nevojë kemi për një ushtri të fortë, se sa shumë armë do të duhet të blejmë, të prodhojmë, sepse nuk është dëshira jonë që të sulmojmë askënd e as që do ta bëjmë. Por, dëshira jonë është të pengojmë këdo në na kërcënon çdo ditë pa pasur frikë”, tha Vuçiç.

Vuçiç nuk specifikoi se kush po kërcënon të sulmojë Serbinë. Një ditë më parë kryeministri serb, Millosh Vuçeviç, tha se Qeveria serbe është e gati, nëse arrihet një marrëveshje politike dhe shoqërore, për të dërguar shpejt në Kuvendin serb projektligjin për kthimin e shërbimit ushtarak.

Në Serbi shërbimi i detyrueshëm ushtarak u hoq më 1 janar 2011, që atëherë vetëm ata që duan, shkojnë vullnetarisht në ushtri. Vendimi i Vuçiç vjen pas një sërë masash dhe kërkesash që ai paraqiti lidhur me situatën ne veri të Kosovës mbrëmjen e së premtes. Lidhur me aludimet për shpalljen e pushtimit ndaj Kosovës, Vuçiç tha se nuk ka marrë ende një vendim sepse një gjë e tillë do të legjitimonte ushtrinë e Kosovës dhe do të njihte Kosovën si shtet të pavarur./vizionplus.tv

Read Entire Article