Rikthim nga dëmtimi pas tetë muajsh, Rafael Nadal zbret në fushë

1 year ago 11

Rafael Nadal është rikthyer në fushë. Legjenda spanjolle ndau pamjet e tij të para duke luajtur tenis, teksa u duk sikur ishte në një ndeshje, kjo gjatë stërvitjes në “Akademinë e Tenisit Rafa Nadal”.

Nadal duket në formë teksa kthen shërbime të ndryshme, duke shfaqur forehand-in dhe backhand-in e tij. Tifozët dhe ndjekësit reaguan shpejt me komentet dhe entuziazmin e tyre për të parë Nadalin përsëri në veprim.

Kjo shënon seancën e parë stërvitore të Nadal që nga operacioni i tij në 2 qershor. Rikuperimi i tij filloi në janar të këtij viti, kur ai pësoi një dëmtim që duhej të lihej pas, por kjo me ndërhyrje kirurgjikale. Spanjolli u lëndua në raundin e dytë të Australian Open.

Nadal konfirmoi se sezoni 2023 për të ishte i mbyllur, duke mos luajtur më në asnjë turne. Për pasojë, 37-vjeçari aktualisht ndodhet në vendin e 240 të renditjes botërore. Lajm i mirë për fansat e tenisit është se Nadal do jetë sërish konkurrues

Read Entire Article