Rikthimi i tmerrshëm i Karim Benzemas te Al Ittihad – shënon autogol, por skuadra e ‘shpëton’ nga turpërimi

8 months ago 5

Sulmuesi i Al-Ittihad, Karim Benzema, është kthyer të luajë pas dy muajsh me  skuadrën, por ky kthim shkoi keq, pasi legjenda franceze shënoi një autogol në Ligën e Kampionëve të Azisë të enjten.

Benzema u zgjodh për të filluar ndeshjes pasi Al Ittihad u përball me skuadrën uzbekistaneze Navbahor në ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Ligës së Kmapionëve të Azisë.

Ndeshja e parë përfundoi në barazim 0-0, por Benzema pa dashje i dha epërsinë Navbahor duke e dërguar një goditje me kokë në portën e tij.

What a finish Benzema

Just in the wrong net

pic.twitter.com/cdFC3qa3Sc

— ` (@a3avd_) February 22, 2024

Por për fatin e Benzemas, Al Ittihad shënoi me Abderrazak Hamdallah para mbylljes së pjesë së parë për të barazuar rezultatin, ku pastaj një autogol i Toma Tabatadzes vendosi ndeshjen.

Benzema është i pakënaqur në Al Ittihad dhe ai ishte i lidhur me një lëvizje shokuese brenda ligës saudite, te Al-Nassr e Cristiano Ronaldos, në afatin kalimtar të janarit.

اتحـاد العب واحنا لك سنـد 👏 #الاتحاد_نافباخور pic.twitter.com/Vimq2KVct9

— نادي الاتحاد السعودي (@ittihad) February 22, 2024

Ish-ylli i Real Madrid ishte gjithashtu i lidhur me Manchester United, edhe pse Djajtë e Kuq u distancuan shpejt nga ato thashetheme. /Telegrafi/

Read Entire Article