Rinovimet e yjeve të Napolit

1 year ago 22
Reklamë
22:00 19/07/2023

Presidenti De Laurentis i bën oferta të reja dyshes së sulmit Osimhen-Kvaratskhelia

Viktor Osimhen dhe Khvica Kvaratskhelia. Këta janë dy emrat që aktualisht presidenti Aurelio de Laurentis është i fokusuar. Teksa është në pritje të ofertave që nuk mund të refuzohen për të dy lojtarët, numri 1 i klubit po përpiqet që të blindojë dy xhevahirët e tij.

Sipas Corriere della Sera, presidenti i “të kaltërve” i ka ofruar 7 mln Euro në sezon sulmuesit nigerian për të firmosur kontratën e re, e cila do të ketë edhe një klauzolë që varion nga 100 deri në 130 mln Euro.

Sa i përket gjeorgjianit, oferta është zgjatja e kontratës deri në 2028, me opsion rinovimin edhe për një tjetër sezon, me pagesën që nga 1.2 mln Euro do të rritet në 2.5 mln Euro neto. Gjeorgjiani ndihet mirë te Napoli dhe sipas mediave italiane ka shprehur gatishmërinë që të firmosë kontratën e re.

Në sezonin që sapo u mbyll, nigeriani u përzgjodh si golashënuesi më i mirë i kampinatit, kurse Kvara si futbollisti më i mirë i kampionatit.

Ndërkohë që skuadra vazhdon përgatitjet për sezonin e ri në Dimaro, nën urdhrat e trajnerit Rudi Garcia.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article