Rinovimi i Joviç me Milan më afër, sulmuesi shënon 5 gola në 2 muaj

7 months ago 8
Reklamë
13:49 05/02/2024

Sulmuesi është i pari për gola të shënuar në Seria A si zëvendësues

Luka Joviç po i tregon botës se e meriton Milanin! Lojtari 26 vjeçar është vendimtar në fushë.
Ka shënuar 5 gola në Serie A në vetëm dy muaj, ndërsa në total ka realizuar 7 herë në 19 takime.
Serbi ka festuar çdo 103 minuta në lojë. 26 vjeçari është më efikasi ndër lojtarët e stolit.

Jovic u zhbllokua kundër Frosinones më 2 dhjetor dhe që atëherë ai ka shënuar gola me rregullsi.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, kjo ecuri mund të zgjasë aventurën e tij në Milanello edhe përtej këtij sezoni. Kontrata i përfundon në fund të sezonit, por Milani ka mundësi të rinovojë edhe për një vit kontratën e tij. Dhe do të jetë në gjendje të bëjë të njëjtën gjë në fund të sezoneve 2024-25 dhe 2025-26.

Megjithatë, është e mundur që në javët e ardhshme palët të diskutojnë rinovimin dhe kjo pavarësisht klauzolave: në tavolinë do të diskutohet edhe mundësia e kalimit në një kontratë më ‘klasike’ me një përmirësim të pages së lojtarit, që ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të tjera me rendimentin e tij.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article