Risi në Kategorinë e Parë, do të luhet me një format të ri

1 year ago 87
Reklamë
14:23 19/07/2023

Pas Kategorisë Superiore, në sezonin 2023-2024 ndryshon formati edhe në Kategorinë e Parë.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi që në edicionin e ri të marrin pjesë 12 skuadra që do të garojnë në tre faza, ndërsa në total do të luhen 33 javë.

2 fazat e para do luhen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa ndeshjet e fazës së tretë do të zhvillohen sipas një skeme të përcaktuar nga federata, njoftoi institucioni numër 1 i futbollit në vend.

Në përfundim, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në Kategorinë Superiore.

Ekipet e pozicionuara nga vendi i tretë në të gjashtin do të luajnë ndeshje play-off për të përcaktuar ekipin që do të përballet me vendin e tetë të Kategorisë Superiore.

Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në stadiumin e skuadrës së renditur më mirë në klasifikim. Në rast barazimi pas lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në finale.

Vendi i 11-tё dhe i 12-tё zbresin në Kategorinë e Dytë. Ndërsa ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe 10-të do të luajnë ndeshje finale play-out me skuadrat fituese të play off të Kategorisë së Dytё.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article