Rita Ora flet në emisionin e famshëm amerikan “The View” për Kosovën: Po të mos emigronim, me gjasë nuk do të isha këtu ku jam sot

7 months ago 4

Ylli shqiptaro-britanik Rita Ora ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e njohur amerikan, “The View”, ku ka ndarë me audiencën detaje të rëndësishme nga jeta e saj personale dhe karriera e suksesshme.

Në këtë intervistë të shumëpritur, Rita Ora ka hapur një dritare në jetën e saj, duke ndarë momente të rëndësishme dhe emocionuese nga rrugëtimi i saj nga Kosova në skenën muzikore ndërkombëtare. Në një moment të veçantë, këngëtarja ka kujtuar periudhën kur ishte vetëm një vjeçare dhe familja e saj u shpërngul nga Prishtina në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

“Isha një vjeçe dhe prindërit e mi u treguan shumë të guximshëm, dhe unë jam falënderuese, sepse po të mos e bënin, me shumë mundësi nuk do të isha e ulur me juve në këtë tavolinë”, tha Rita Ora, duke shprehur një përshtypje të ndjeshme për vendimin e guximshëm të prindërve të saj për t’u shpërngulur në një vend të ri.

Kjo rrëfim i ndjeshëm ka sjellë në pah kujdesin dhe përkushtimin e prindërve të saj për të siguruar një të ardhme më të mirë për familjen e tyre. Rita Ora ka shprehur mirënjohjen e saj për guximin dhe vizionin e prindërve, duke i konsideruar ato si hapat vendimtarë që i mundësuan asaj të shpërfaqej në skenën ndërkombëtare dhe të ndërtojë një karrierë të ndritur muzikore.

Në këtë intervistë të ngrohtë dhe emocionuese, Rita Ora ka treguar edhe dashurinë dhe lidhjen e fortë me vendlindjen e saj, Kosovën. Kjo rrëfim është bërë një moment i rëndësishëm për fansat dhe ndjekësit e saj, duke i sjellë një perspektivë më të afërt ndaj jetës dhe rrugëtimit të saj të jashtëzakonshëm. /Telegrafi/

Read Entire Article