Rita Ora shfaq stilin e saj unik, me një kostum gri elegant gjatë një daljeje në New York

8 months ago 15

Rita Ora u shfaq plot me stil, teksa doli në New York të premten.

Këngëtarja, 33 vjeçe, kishte veshur një kostum elegant të pantallonave gri qymyri, të cilin e bashkoi me një bluzë ngjyrë bezhë.

Ajo zgjodhi një rrip lëkure ngjyrë rozë, i cili i varej lirshëm rreth belit, ndërkohë që rriti gjatësinë e saj duke zgjedhur një palë taka të zeza, shkruan DailyMail.

Ylli i muzikës pop, Rita, mbante me vete një çantë ngjyrë floriri dhe i ka mbrojtur sytë pas një palë syze dielli.

Ajo e kompletoi dukjen e saj duke veshur një palë vathë të mëdhenj për daljen e saj në Big Apple.

Më herët gjatë ditës, Rita mahniti me një kostum të bardhë, ndërsa ishte jashtë në Manhatan.

Ajo dukej e pabesueshme teksa veshi një xhaketë dhe pantallona të bardhë elegantë.

Kompleti theksoi në mënyrë perfekte figurën e saj të hollë, teksa i dha vetes disa centimetra shtesë në takat e hapura.

Krijuesja e hitit “Poison” veshi lëshoi flokët e saj bionde, në një stil të prerë shkurtm dhe e kompletoi dukjen e saj me një palë syze dielli. /Telegrafi/

Read Entire Article