Rivaliteti anash, Barcelona uron Real Madridin për triumfin në Ligën e Kampionëve

3 months ago 14
Reklamë

Real Madridi ka fituar për herë të 15-të trofeun më të vlefshëm evropian për klube, Ligën e Kampionëve.

Në finalen e zhvilluar në Wembley, Los Blancos triumfuan ndaj Borussia Dortmundit me rezultat 2-0.

Pak e besueshme, por ka ardhur urimi për Real Madridin edhe nga rivali i tyre i përbetuar, Barcelona.

Katalunasit kanë uruar në rrjetin sociale Twitter rivalët e tyre të përbetuar për suksesin e arritur në Ligën e Kampionëve.

Barcelona një gjë të tillë e ka bërë edhe në La Liga, duke uruar madrilenët për titullin e kampionit.

Congratulations to Real Madrid for winning the Champions League title

— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 1, 2024

Përveç Barçës, klube nga gjithë bota kanë uruar madrilenët për këtë sukses që tanimë triumfi në ‘Champions’ për ta është bërë rutinë. /Telegrafi/

Read Entire Article