Rodrygo rinovon me Realin

10 months ago 19
Reklamë
21:50 02/11/2023

Braziliani ka zgjatur kontratën me “Galaktikët” deri në Qershor të 2028

Sulmuesi brazilian Rodrygo ka rinovuar me Real Madridin deri në 30 qershor të 2028. Lojtari 22-vjeçari iu bashkua “Los Blancos” në vitin 2019 nga Santos për shumën e 45 milionë eurove, e firmosi deri në verën e 2025-ës.

Braziliani është pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe drejtuesit e klubit e shpërblyen me kontratën e re. Rodrygo ka shënuar 39 gola në 179 paraqitje për “Galaktikët” dhe ka fituar tetë trofe, duke përfshirë dy tituj të La Liga-s, një Ligë Kampionesh dhe një Botëror për klube.

Në sezonin e shkuar, lojtari në 57 takime realizoi 19 gola. Në kontratën e re ka një klauzolë me vlerë 1 miliardë euro. Më 31 tetor, Reali njoftoi se kishte rinovuar edhe me brazilianin tjetër Vinicius Jr deri në vitin 2027. Në këtë vit futbollistik, Rodrigo ka shënuar dy gola, ndaj Atletik Bilbao dhe Bragës në Europë.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article