​Rohde: Sulmi terrorist ndaj policëve nënvizon nevojën urgjente për vazhdim të dialogut

11 months ago 9
Reklamë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është nevojë urgjente vazhdimi i bisedimeve në kuadër të dialogut, si dhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit.

Sulmin e terroristëve serbë ndaj Policisë së Kosovës në veri ai e ka quajtur kriminal dhe të tmerrshëm.

“Sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist i së dielës kundër oficerëve të zbatimit të ligjit në Kosovë nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore.

Tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar gjashtë persona. Institucionet e Kosovës kanë deklaruar se aksioni në kërkim të sulmuesve është duke vazhduar.

Top Channel

Read Entire Article