Romano flet për lajmin që i ndryshoi jetën: Vetëm Salihamidzic, Kahn dhe unë e dinim këtë

11 months ago 9
Reklamë

Fabrizio Romano është kthyer në gazetarin më të besueshëm sa i përket afateve kalimtar dhe transferimeve të lojtarëve.

Në emisionin Bobo TV me Cristian Vierin, ai tregoi se sesi merr informacionet që e bën të dallohet.

Ai madje tregoi sesi publikimi i njërit prej tyre i ndryshoi jetën. Ndodhi gjysmë viti më parë dhe ishte momenti kur Bayern Munich do të shkarkonte trajnerin Julian Nagelsmann dhe do ta zëvendësonte atë me Thomas Tuchel.

“Bild në Gjermani ka monopolin e ekskluziviteteve, por unë e kalova me këtë histori. Në Gjermani është shumë e vështirë të jesh përballë Bild, i cili ka monopolin e informacionit dhe ekskluziviteteve më të rëndësishme. Megjithatë, në mars dikush më telefonoi dhe më tha: “Nagelsmann jashtë, Tuchel brenda””.

“Kjo më dukej e pabesueshme. Bayerni luante shkëlqyeshëm nën drejtimin e Nagelsmann, ata kryesonin në Bundesligë, kishin ndeshje me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve dhe pranuan vetëm dy gola në Evropë. Me pak fjalë, ishte e pakuptimtë dhe e pashpjegueshme se si do ta ndryshonin trajnerin e tyre”.

“Telefonoj burime të afërta me Bayernin dhe Nagelsmann, por askush nuk përgjigjet. Dyshoja. Flas me një person tjetër dhe ai më thotë… Nagelsmann po largohet sonte, se nuk do të presin deri në fund të sezonit”.

“Në një situatë të tillë, pyet veten nëse duhet të publikosh diçka të tillë apo jo, sepse publikimi i diçkaje të tillë do të shkaktonte një rrëmujë të madhe nëse do të rezultonte e pavërtetë”.

“Telefonoj burime të afërta me Bayernin dhe Nagelsmann, por askush nuk përgjigjet. Dyshoja. Telefonova një person tjetër dhe ai thotë: ‘Vetëm ne të tre e dimë, si arritët ta zbuloni? Është e vërtetë dhe publikoje sepse lajmet do të dalin sonte”.

“Isha në marrëdhënie të këqija me Bayernin në atë kohë, por vendosa t’i besoja burimit tim dhe të përhapja lajmin. Ajo që pasoi ishte tronditje e plotë, reaksione zinxhir”.

“Bayerni ishte i indinjuar sepse unë njoftova se Nagelsmann ishte larguar para se ata ta bënin”.

“Një minutë më vonë, rrethi i Nagelsmann më thirri për ta mohuar lajmin dhe Bayern Munich u zemërua pse unë njoftova para tyre. Kështu që unë arrita ta publikoj lajmin përpara se Bayern ta njoftonte trajnerit. Nga ky lajm ndryshoi jeta ime”, tregon Romano.

Kujtojmë se Nagelsmann u shkarkua nga drejtori sportiv Hasan Salihamidžić dhe presidenti ekzekutiv Oliver Kahn, por më pas u shkarkuan pasi një gjë të tillë e bënë pa lejen e kreut të klubit. /Telegrafi/

Read Entire Article