Ronaldo dhe djali i Furyt nuk u besonin syve se çfarë po i bënte Usyk në raundin e nëntë Tysonit

4 months ago 10

Performanca fenomenale e Oleksandr Usyk në raundin e nëntë ndaj Tyson Furyy, i zuri në befasi të gjithë ata që ishin të pranishëm në sallë në Arabinë Saudite dhe ata që shikonin nga shtëpitë e tyre.

Ukrainasi dominoi britanikun në raundet e fundit duke fituar titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në peshën e rëndë javën e kaluar me vendim me pikë.

Vëllai i Furyt, Tommy, po ashtu e shikonte me nervozizëm duelin dhe natyrisht se nuk po i pëlqente paraqitja e Usyk.

Duke e mbështetur në litarët e ringut, Usyk nuk i ndalte grushtet në drejtim të Gypsy King, duke bërë që ai të mbahej për ta, në mënyrë që të mos rrëzohej edhe pse zyrtarisht u pranua si nokdaun.

Një video e re është shfaqur që tregon reagimet e Cristiano Ronaldos, familjarëve të Furyt dhe një sërë yjesh të tjerë që nuk e besonin për një moment se çfarë po shikoni – sidomos pas atij dominimi të britanikut në raundet e kaluara.

Ylli portugez ishte në rreshtin e parë dhe kishte mundësinë të shikonte nga afër, teksa Usyk po e shkatërronte Furyn.

Djali i madh i Furyt, John James shihej në stres duke kafshuar kapelën e tij. /Telegrafi/

Read Entire Article