Ronaldo feston me gol ndeshjen e 1000

7 months ago 13
Reklamë
12:48 15/02/2024

Portugezi realizoi të parin për vitin 2024. Al Nassr pranë çerekfinales së Champions

Festë e re, por zakon i vjetër. Cristiano Ronaldo shënon golin e tij të parë për vitin 2024. Portugezi ishte fenomenal në fitoren që Al Nasër regjistroi ndaj Al Feiha në raundin e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve të Azisë. Pas një kombinimi perfekt me shokun e skuadrës, Marselo Brozoviç, Ronaldo shmangu portierin për t’i dhënë kështu fitoren skuadrës arabe.

Avantazh minimal, por që afron akoma edhe më shumë Al Nasër me një biletë çerekfinale të këtij kompeticioni. Goli merr vlera të mëdha për 39-vjeçarin, i cili zhvilloi takimin numër 1000 në karrierë në nivel klubesh.

Ky ishte goli i 45 me fanellën e Al Nasër në 51 ndeshje të zhvilluara, praktikisht 1 gola thuajse çdo 90 minuta. Al Nasër nuk e ka fituar asnjëherë më parë këtë turne prestigjoz. Në vitin 1995, skuadra arabe u shpall nënkampion, me titullin e tyre të fundit në kontinentin aziatik që është Superkupa e vitit 1998.


Të ngjashme

Read Entire Article