Ronaldo më i paguari gjatë vitit 2023

7 months ago 30
Reklamë
23:59 07/02/2024

Arabët dominojnë listën, asnjë femër në 20 vendet e para

Ashtu siç edhe pritej, Arabia Saudite ka mbuluar në para botën e sportit. Futbolli mbetet fushë ku është investuar më shumë dhe jo më kot, lojtarët janë edhe sportistët më të paguar përgjatë vitit 2023. Në vendin e parë të renditjes nuk është askush tjetër përveç Cristiano Ronaldos, Simbol i investimeve të mëdha në sport nga Arabia Saudite.

Duke përfshirë pagën që merr tek Al Nasër, por edhe sponsorizimi, fitimet e 39-vjeçarit kanë kapur vlerën e 255 milionë Eurove. Befasia më madhe mban emrin Zhon Rehm (Jon Rahm). Golfisti u bind për t’iu bashkuar kampionatit arab për shifra rekord, për tu ngjitur kështu në vendin e dytë në listën e sportistëve më të paguar. Fitimet përgjatë vitit që lamë pas ishin në vlerën e 188 milionë Eurove.

Vetëm vendi i tretë për Lionel Messi që duket se me kalimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka fituar terren me rivalët. Për argjentinasin një çek fitimi prej 120 milionë Eurosh. Në 20 pozicionet e para renditen sportistë nga 7 disiplina të ndryshme, ku ajo që mungon është padyshim tenisi, Novak Gjokoviç numri një i botës, e mbylli vitin kalendarik me fitime të përgjithshme prej 41.7 milionë Euro, shifër që e vendos të 46-in në këtë renditje speciale.

Në total të ardhurat për 20 pozicionet e para arrijnë në 5.01 miliardë Euro, të cilat përfshijnë pagat dhe shpërblimet përkatëse dhe të ardhurat që rrjedhin nga marrëveshjet tregtare jashtë fushës së lojës. Asnjë femër nuk është e pranishme në 100 vendet e para me tenisten Koko Guaf (Coco Gauff) e cila arriti të fitojë 21 milionë Euro. 

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article