“Ronaldo show” në Arabinë Saudite

1 year ago 16
Reklamë
20:17 30/08/2023

Realizon 2 gola në fitoren e Al-Nassr

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola teksa Al-Nassr. Mundi Al-Shabab 4-0 në Ligën Pro të Arabisë Saudite.

Sulmuesi portugez shënoi një penallti me nisjen e ndeshjes. 38-vjeçarit iu anulua një gol nga VAR për shkak të një faull në zonë.

Por më pas vodhi një 11-metërsh në zonë dhe e realizoi po vetë.

Sadio Mane shënoi në minutën e 38-të për të kaluar Al-Nassr në avantazhin 3-0 në pjesën e parë.

Në të dytën, pati tensione në fushë dhe Al-Shabab mbeti me 10 lojtarë kur Ever Banega u përjashtua nga loja.

Në të 80, një goditje me kokë e Ronaldos u ndal nga shtylla por Sulltan Al Ghannam realizoi golin e katërt për Al – Nassr.

Në katër javët e para të sezonit, skuadra e Ronaldos ka humbur dy dhe ka fituar dy takimet e fundit duke u renditur me gjashtë pikë në vendin e gjashtë në tabelë.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article