Ronaldo vendos fitoren e Al Nassr

7 months ago 30
Reklamë
21:20 15/02/2024

Shënoi golin e suksesit në Champions League

Cristiano Ronaldo i dha fitoren Al Nassr në përballjen e parë të fazës së 1/8 në Champions League e Azisë. Ronaldo pati disa mundësi shënimi para se të realizonte në minutën e 81’ që vendosi suksesin 1 – 0 në derbin e Pro League Arabe në fushën e Al Fayha.

Kjo ishte ndeshja e 1000 për Cristiano Ronaldo me klube ku është i shtati në renditjen botërore. Ai ka shënuar në total 746 gola. Sfida e kthimit do të luhet në fushën e Al Nassr të mërkurën e ardhshme ku do vendoset ekipi çerekfinalist.

Al Nassr arritjen më të madhe në Champions League e Azisë e ka në vitin 1995 ku mbërriti deri në finale, që e humbi me rezultatin 1 – 0 ndaj Ilhëa Chunma të Koresë së Jugut.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article