Roshi i jep fitoren Sakaryaspor

7 months ago 33
Reklamë
23:40 02/02/2024

Sulmuesi shqiptar realizoi golin e vetëm në përballjen ndaj Bandirmarspor

Odise Roshi ishte vendimtar për skuadrën e tij Sakariaspor, duke shënuar golin e fitores në përballjen në shtëpi ndaj Bandirmaspor në Kategorinë e Parë turke.

Sulmuesi 32 vjeçar realizoi në minutën e 67, pas krosimit të Dimitrov. Më suksesin e arritur, Sakariaspor shkon në kuotën e 36 pikëve, pas 21 ndeshjeve të luajtura.

Ky është goli i katërt për Roshin në kampionat, ndërsa ka dhënë edhe dy asiste.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article