Edhe pse u kundërshtua nga banorë të zonës dhe këshilltarë të majtë e të djathtë, bashkia Roskovec duket e vendosur për ti thënë “ po” ndërtimit të Termocentralit në zonën bujqësore të Suk 1.
Në mbledhjen e sotme jashtë radhe të këshillit bashkiak është miratuar mes debatesh të ashpra ky investim i kundërshtuar fuqishëm nga fermerë të disa fshatrave të Roskovecit e Dimalit të cilët u ngritën në një protestë ditën e diel.
Ata e kanë cilësuar njëzëri vdekjeprurës ndërtimin e këtij termocentrali në zonën e tyre duke theksuar se prania e tij do të shkatërrojë një sipërfaqe bujqësore prej 700 ha me sera. Në mbledhjen e mëparshme të këshillit bashkiak ky projekt ka ngjallur debate të shumta dhe është rrëzuar me shumicë kartonash nga këshilltarë të majtë e të djathtë.
ë mbështetje të banorëve , ditën e sotme protestës i janë bashkuar edhe përfaqësuesit e shoqatave ambientaliste të cilët e kanë cilësuar këtë investim një bombë ekologjike.
Le të ndërtohet në Greqi , atje ku është edhe përfitimi pasi 90% e energjisë do të shkojë atje kanë thënë para banorëve ambientalisti Sazan Guri.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb