Deputeti Agron Shehaj dhe ish- ministri i Brendshëm Taulant Balla janë përplasur në lidhje me mbetjet e rrezikshme që dyshohen se janë brenda kontejnerëve në Portin e Durrësit.
Pjesë nga debati:
Agron Shehaj: Jeni të gjithë të përfshirë në mbetjen në Portin e Durrësit! Ishe ministër në atë kohë. Doni të pengoni Prokurorinë! Lërini brroçkullat!
Taulant Balla: Erdhe si zbulim i Lulit këtu, mbërrite si një prej zbulimeve më të shkëlqyera të tij. Nuk po hyj në të tjera… The se prokuroria dyshon se janë mbetje toksike. Zotrote deklarove se janë mbetje toksike. Unë kam për detyrë si ministër i kësaj qeverie të besoj tek prokuroria dhe t’i shpreh mbështetjen dhe të mos ndikohej nga deklarata çapaçulash, kohë kjo që ka mbaruar. Çfarë dreqin ke që vjen këtu e flet kështu? Tu dhanë arsyet se përse nuk është zbatuar ende urdhri i prokurorisë. Të duket vetja si personazh TikToku se është një punë që e bën mirë. Akuzat i ngre Prokuroria jo ti.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb