Rregullorja e re e Kuvendit/ Gjykata Kushtetuese pranon ankesën e 45 deputetëve të opozitës

8 months ago 9
18:15 07/02/2024

Gjykata Kushtetuese pranon ankesën e 45 deputetëve të opozitës që kundërshtojnë rregulloren e re të Parlamentit për përjashtim deri në 60 ditë nga jeta parlamentare të deputetëve në rast të shkeljeve etike.

Klan News raporton se Kushtetuesja e ka kaluar ankesën e opozitës për shqyrtim me përparësi.

Rregullorja e re e Parlamentit hyri në fuqi më 18 Dhjetor 2023 me votat e mazhorancës socialiste. Ndryshimet u miratuan pas kaosit disa mujor të shkaktuar në seancat plenare dhe komisione parlamentare nga ana e deputetëve të opozitës.

Me ndryshimet e reja, deputetët përjashtohen nga Sekretariati i Etikës deri në 60 ditë nga aktiviteti parlamentar, gjë që është kundërshtuar nga opozita me argumentin se shkel të drejtat e ligjvënësve duke lënë qytetarët pa përfaqësim.

Kjo kërkesë e tyre tashmë është pranuar nga Gjykata Kushtetuese dhe ka kaluar për shqyrtim.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article