Rrëzimi i kërkesës së Berishës për pavlefshmëri të masës së sigurimit, avokati: Gjykata rikonfirmoi shkeljet

11 months ago 26
16:40 08/11/2023

Pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për shuarje të masave të sigurimit, avokati Gjokutaj tha se me këtë vendim, gjykata ka rikonfirmuar shkeljet që ka bërë.

Gjatë fjalës së tij në një prononcim për gazetarët, avokati Gjokutaj ka deklaruar se panë një “prokurori të lajthitur në objekt dhe një gjykatë të çoroditur” gjatë seancës.

Avokati Gjokutaj: Gjykata rikonfirmoi edhe njëherë shkeljet që ka bërë. Pamë një prokurori të lajthitur në objekt, nuk i përgjigjej kërkesave tona, por i referohej dispozitave për gjykimin në themel dhe një gjykatë të çoroditur. Ne kemi kërkuar dhe përjashtimin e gjyqtares, e dyta kërkesë për përjashtimin e saj. Kjo seancë ja vlejti për të dokumentuar shkeljen e radhës së gjykatës. Ne do të jemi në vazhdim të procesit. Vendimi i zbardhur na u dha sot. Vendimet janë të padepozituara në sekretarinë, ndërkohë që gjykata dhe prokuroria flisnin sikur ato vendime kanë qenë në dispozicion dhe janë komunikuar. Ne e konsiderojmë të paekzekutuar atë vendim, pavarësisht se këta po i qëndrojnë shkeljes. Një gjykatë dhe një prokurori që shkel kushtetutën, ligjin procedurial, e ka në plan të dytë. Sot nuk ishte kjo. Ne e konsiderojmë të paekzekutuar atë vendim. Një gjykatë që shkel ligjin… Të dyja kërkesat janë rrëzuar.

Pyetje: Edhe për Jamarbër Malltezin u rrëzuan?

Avokati Gjokutaj: Po, të dy kërkesat janë rrëzuar.

Kujtojmë se me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj ish-Kryeministrit masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit dhe atë të detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore me dyshimet e përfshirjes në korrupsion. Të hënën në 6 Nëntor, Berisha vendosi të mos paraqitej përballë oficerit të policisë gjyqësore duke e konsideruar masën si antikushtetuese./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article