Rrëzohet avioni i forcave zjarrfikëse në Greqi, ndërrojnë jetë dy pilotët

1 year ago 22
Reklamë

Një avion i forcave zjarrfikëse greke humbi kontrollin duke rënë në tokë e duke shpërthyer në flakë. Mjeti fluturues i modelit “Canadair ra gjatë përpjekjeve për të shuar vatrën e zjarrit e cila ndodhet në flakë prej ditësh në jug të vendit fqinj.

Fatëkeqësisht të dy pilotët në bord ndërruan jetë.Tragjedia që ndodhi rreth orës 15:00 sipas orës lokale, tregon vështirësitë me të cilat po përballen ekipet e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll qindra vatra zjarri në gjithë Greqinë.

Ndërkohë deri më tani dëmet jane kolosale. Rreth 342mije hektare toke jane shkrumbuar nga flakët. Për të tetën ditë vijon të jetë aktiv fronti i Rodosit, ku deri më tani janë evakuar rreth 20 mijë turste ,ndërsa situata mbetet po aq vështirë edhe në ishullin e Kariostos.

Ekipet po vijojnë punën për shuarjen e disa vatrave të cilat janë rindezur edhe ne Korfuz.

Të gjithë janë në luftë me flaket të cilat vazhdojnë të përhapen për shkak të erës.

Bashkë me forcat e armatosura, për izolimin e vatrave janë angzhuar 22 zjarrëfikëse,282 patrrulla vëzhguese si dhe helikopterë për ndërhyrjen nga ajri.

Në ndihmë kanë ardhur edhe banorët e zonës si dhe vullnetarë të cilët po përpiqen të shuajnë flakët.

Një video prekëse e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur një zjarrfikës po i jep ujë dy qenve të fshehur në zonën e djegur pranë Atikës.

Për 24 orë ai është kujdesur dhe i ka mbrojtur nga zjarri. Rajoni i Atikës, Greqia qendrore, perendimore si dhe ishujt vazhdoj ë të jenë në gjendje alarmi për shkak të rrezikut nga zjarret.

Read Entire Article