Rrëzohet kërkesa e Berishës për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend  

8 months ago 9
16:42 08/02/2024

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-Kryeministri Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.

Kujtojmë se Berisha nëpërmjet avokatëve të tij, i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme me një kërkesë tjetër për t’i dhënë leje që të paraqitet në Kuvend dhe të ushtrojë detyrën si deputet.

Berisha po qëndron në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” që prej 30 Dhjetorit në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme, që rëndoi masën fillestare të caktuar ndaj tij me argumentin se ai nuk iu bind vendimit të parë për tu paraqitur në policinë gjyqësore./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article