22:00 24/12/2023
Ndërpritet ndeshja në Azerbajxhan, fatmirësisht nuk pati të lënduar
Një kullë ndriçimi e stadiumit të qytetit të Tovuzit në Azerbajxhan u rrëzua gjatë ndeshjes mes Turan dhe Araz këtë të shtunë.
Sfida e javës së 18 u ndërpre në minutën e 81’, fatmirësisht pa të lënduar sipas mediave vendase edhe pse në atë pjesë të fushës nuk po luhej.
Futbollistët dhe spektatorët lanë stadiumin për t’u rikthyer të dielën ku u luajtën minutat e mbetura. Turan e fitoi përballjen me rezultatin 3-1, duke shënuar golin e fundit në minutën e 89’. Stadiumi i qytetit të Tovuzit është hapur në 1979, ndërsa janë kryer punime për ta rinovuar me kalimin e viteve.
Tv Klan
Të ngjashme