Rritet bilanci tragjik, mbi 30 mijë palestinezë të vrarë në Gaza

7 months ago 6

Të paktën 30,228 palestinezë janë vrarë dhe 71,377 janë plagosur në ofensivën ushtarake izraelite në Gaza që nga 7 tetori.

Është ky bilanci i përditësuar në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, shkruan The Guardian.

Ministria dha numrin total të viktimave në 24 orët e fundit, të cilat përfshijnë viktima nga incidenti ku trupat izraelite akuzohen se qëlluan mbi një turmë të mbledhur për të marrë ndihma humanitare, pasi 193 palestinezë u vranë dhe 920 u plagosën.

Read Entire Article