Qeveria ka miratuar vendimet për rritjen e pagave të punonjësve të administratës shtetërore, që sipas ministrit të Financave Ervin Mete avancohet në fazën e dytë të politikës të rritjes së pagave, që ka nisur në vitin 2023. Nga rritjet e pagave përfitojnë rreth 135 mijë punonjës.
“Përmes zbatimit të kësaj politike pagat mesatare në sektorin publik arrin në 105 mijë lekë. Pagat e rritur fillojnë të aplikohen në 6-mujorin e dytë të vitit. Pra duke nisur nga 1 korriku, me një kosto e përllogaritur prej afro 11 mld lekësh për 6-mujorin e dytë të vitit 2024 dhe me kosto totale buxhetore pre afro 40 mld lekësh duke filluar nga viti 2025”, tha ministri Ervin Mete.
Në Forcat e Armatosura parashikohet që pagat të rriten nga 7 deri në 22%. Në sistemin arsimor rritja e pagave u bë në masën 33%. Në sistemin e shëndetësisë rritja e pagave sipas vendimit të qeverisë shkon në 15-20%. Rritje pagash kanë përfituar edhe punonjësit e sektorit të sistemit penitenciar, sipas gradave, që variojnë nga 13-27%.
Rritje të pagave do të përfitojnë rreth 30 mijë punonjësit e sistemit arsimor, që sipas ministres Ogerta Manastirliu përbën rritjet më të madhe në 30 vitet e fundti.
Me vendim të qeverisë përfitues janë dhe punonjësit e sistemit të shëndetësisë, sipas të cilit pagat e mjekëve të përgjithshëm rriten me 20 mijë lekë mbi pagën ekzistuese dhe të gjithë infermerëve me 15 mijë lekë mbi pagën ekzistuese.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se rritje pagash përfitojnë nga ushtari më i thjeshtë, tek Rreshteri, Majori, Koloneli dhe Gjenerali.
Sipas tij, pagave iu shtohen dhe trajtimi me ushqim. Peleshi tha se rritje të rëndësishme përfitojnë edhe zjarrfikësit.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dha lajmin se rritje pagash do përfitojë punonjësit në burgje, sipas gradave. Rritja e pagësh bruto do variojë nga 6 mijë lekë në 33 mijë lekë bazuar në grada.
Me ndryshimet ligjore të miratuara, parashikohet të realizohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike me normën e inflacionit në fuqi, indeksim që parashikohet të realizohet në vazhdimësi çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2026.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb