Rritja e vrasjeve nga bandat, angazhohet ushtria në Suedi

1 year ago 32
14:41 29/09/2023

Pritet të ketë më shumë punonjës që do të luftojnë krimin në vend

Rritja e krimeve nga bandat është kthyer në një problem urgjent në Suedi. Kryeministri i vendit Ulf Kristersson ka thirrur në një takim kreun e forcave të armatosura për të ndihmuar në uljen e vrasjeve nga bandat. Në një fjalim drejtuar popullit të tij kryeministri u shpreh se Suedia nuk është përballur me diçka të tillë kurrë më parë.

“Ne do t’i gjejmë këto bandat dhe do t’i mposhtim ato. Do t’i çojmë në gjykatë. Nëse janë shtetas suedezë, do të mbyllen për një kohë të gjatë në burg dhe nëse janë shtetas të huaj, do të dëbohen”.

Ende nuk dihet se si do të mund të përfshihet ushtria, por  ka zëra se ushtarët mund të angazhohen në disa detyra të veçanta, për t’iu mundësuar zyrtarëve që të kenë më shumë punonjës që do të luftojnë krimin. Të enjten në Stokholm u vranë dy burra dhe një 25-vjeçare e cila humbi jetën si pasojë e një shpërthimi pranë shtëpisë së saj.

Sipas mediave suedeze, këtë vit janë vrarë 12 njerëz nga dhuna e bandave, shifra më e lartë e regjistruar që nga viti 2019. Rritjen e rasteve të dhunës ato e lidhin me një bandë të njohur si rrjeti Foxtrot.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article