‘’Rritje pagash në sistemin e burgjeve’’, Manja: Ja sa është numri i përfituesve sipas gradave. Të rinjtë do paguhen teksa shkollohen

4 months ago 4

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka deklaruar sot pas mbledhjes së qeverisë se do të ketë rritje të pagave edhe në sistemin e burgjeve.

Ministri Manja u shpreh se pagat do të rriten mesatarisht me 15.12%, rritje nga e cila do të preken të gjitha gradat, nisur nga inspektorët deri tek gradat më të larta ato drejtuese.

Më tej Manja deklaroi se nga kjo rritje do të përfitojnë 3.430 punonjës të cilët janë pjesë e sistemit të burgjeve në vend.

Ndërkohë, Manja vuri theksin edhe tek të rinjtë të cilët duan të bëhen pjesë e sistemi të burgjeve, të cilët do të paguhen me 80% të pagës së një inspektori.

Manja:

‘’Sot dua të njoftoj rritjen e radhës në sektorin e burgjeve, do përfitojnë 3.430 punonjës së policisë në burgje sipas gradave, nga grada e isnpektorit deri tek gradat më të larta, ajo drejtuese.

Kjo rritje e pagave do të prekë të gjithë, dhe është një rritje nga 13 deri 27%.

Pra mesatarisht pagat ën sistemin e burgjeve janë rritur me 15.12 %.

E veçanta e këtyre miratimeve lidhet me aspirantët, pra të rinjtë ata që duan të bëhen pjesë e policisë së burgjeve dhe do paguhen nga 1 korriku me 80 % të pagës së inspektorit.

Rritja e pagës përfshin vetëm një nga elementët e pagës bruto, sepse komisioni i sotëm ka dhënë elementë të tjera si vjetërsia, natyrën e veçante të punës dhe kompensimet që kanë të bëjnë me normën e ushqimeve.

Pra rritje kanë pësuar të gjitha gradat dhe unë ju them sot se në i mbajmë premtimin dhe shpresoj që kjo nuk do të jetë rritja e fundit e pagave’’, deklaroi Manja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article