Rrjeti i kanalizimeve në Burrel/ Rama: Investim i rëndësishëm, zgjidh një gangrenë të vjetër mjedisore

8 months ago 13
11:11 12/02/2024

Puna për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve dhe impiantit të ujërave të ndotura vijon në Burrel.

Kryeministri i vendit, Edi Rama thotë se ky është një investim i rëndësishëm që zgjidh një gangrenë të vjetër mjedisore. Rama shton se nga kjo përfitojnë jo vetëm banorët e Matit, por edhe turistët që zgjedhin këtë zonë.

“Vijon puna për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve dhe impiantit të ujërave të ndotura në Burrel, një investim i rëndësishëm që zgjidh një gangrenë të vjetër mjedisore, nga i cili përfitojnë të gjithë banorët e Matit, por edhe turistët që zgjedhin të frekuentojnë këtë zonë të bukur të veriut”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article