“Rruga e Dibrës, si trikoja e Penelopës”, Noka: Rama tradhtar, me projektin e Skavicës do të zhdukë 30 fshatra

7 months ago 4

Sekretari i Përgjithshëm PD, Flamur Noka gjatë fjalës së tij para demokratëve të Dibrës deklaroi se Rama dhe banda e tij qeveritare jetojnë në një realitet tjetër.

Ai tha se çdo ditë të rinjtë shqiptarë ikin nga vendi.

“Rama dhe banda e tij qeveria jetojnë në një realitet tjetër. Ata nuk duan që ta dinë për shqiptarët. Rinia po largohen dita-ditës, faji është i qeverisë. Në këtë realitet që jemi po shohim një realitet të frikshëm.
Po katandiset një Shqipëri e tërë nga kjo qeveri. Në pushtet kemi një tradhtar dhe një antikombëtar. Votuam me idenë që vendi të kishte një drejtësi te re, por s’ndodhi. Votën ua kërkon dibranëve, por atë Skavicën, pse? Çfarë është Skaciva? Është asgjësim i të paktën 40% të Dibrës. Zhduken 30 fshatra. Zhduken edhe varret e të parëve, një pjesë e historisë së Dibrës. Shikojeni Rrugën e Arbërit. Ajoi është bërë si trikoja e Penelopës. Ka nisur dhe kurrë nuk mbaroi. Nuk harron Edi Rama që në çdo fushatë të vijë këtu dhe tua kujtojë juve. “Do ta mbajmë këtë fushatë’. Ikën fushata dhe harron. Ai tallet me Dibrës dhe dibranët. Është koha që t’i themi ndal!”, tha Noka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article