Merr flakë salla e bagëtive në Shkodër, digjen 22 derra

2 hours ago 16

22 krerë bagëti janë djegur si pasojë e një zjarri që ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Vukatanë në Shkodër.

Shkak për zjarrin dyshohet se është bërë një shkëndi elektrike, teksa janë djegur edhe bazë ushqimore për bagëtitë dhe pjesërisht një automjet që ishte parkuar afër stallës.

“Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmë, rreth orës 21:10, në fshatin Vukatanë, në stallën e bagëtive të shtetasit A. Gj., ka rënë zjarr, dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike. Si pasojë janë djegur 22 bagëti (derra), bazë ushqimore për bagëtitë dhe pjesërisht një automjet që ishte parkuar afër stallës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article