“Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”, Rama: Ftesë për të mos u humbur në datat 23-25 Shkurt

7 months ago 16
08:40 18/02/2024

“Rrugët e Shkodrës n’Karnaval” po bëhen gati për datat 23-25 Shkurt. Përgatitjen për këto aktivitete i ka shpërndarë dhe kryeministri Rama përmes një postimi në “Facebook”.

Krahas pamjeve, kryeministri Rama shkruan se po kryhen përgatitjet e fundit për magjinë e traditës shumëvjeçare të shkodranëve.

Rama ju ka bërë thirrje të gjithëve që të bëhen pjesë e 3 ditëve të gëzueshme mes ngjyrave dhe humorit në Shkodër.

“Mirëmëngjes! Dhe me “Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”, të cilat po përgatiten për magjinë e traditës shumëvjeçare të shkodranëve dhe si ftesë për të mos u humbur në përjetimin e 3 ditëve të gëzueshme mes ngjyrave dhe humorit në datat 23-25 Shkurt, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan kryeministri Rama.


/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article