Futbollisti shqiptar Rubin Hebaj është shpallur si më i miri i vitit 2023 në kampionatin e Uzbekistanit. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me ekipin e Andijan duke shënuar 14 gola e 3 asiste në 27 ndeshje të zhvilluara këtë vit.
25-vjeçari u largua nga Teuta në shkurt të 2023-shit dhe firmosi në Uzbekistanin e largët ku ka gjetur formën e jetës. Ish-futbollisti i Vllaznisë, Partizanit e Shkëndijës është kthyer në protagonist absolut për skuadrën e tij si dhe në kampionatin vendas.
I vetëm ia doli të mbante ekipin në vendin e 7-të dhe merkato pritet ta shoh atë në një klub më të madh për të synuar trofe.