Rusët festuan rrëzimin e një “fluturakeje ukrainase” – para se ta kuptojnë se ishte një nga aeroplanët e tyre

10 months ago 6

Trupat ruse thuhet se kanë festuar rrëzimin e një “fluturakeje luftarake ukrainase” – para se ta kuptojnë se ishte një nga aeroplanët e tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani Su-25 dyshohet se është rrëzuar nga një sistem raketash tokë-ajër Buk-M3 – dhe raportet fillestare ruse festonin, duke menduar se kanë goditur një aeroplan ukrainas.

Por komandanti i forcave ajrore të Ukrainës ka këmbëngulur se ishte një aeroplan rus që u rrëzua.

Gjenerali Mykola Oleshchuk tha: “Mund të them me besim se nuk ishte mbrojtja ajrore e Ukrainës ajo që rrëzoi aeroplanin sulmues rus Su-25”.

“Këto ishin veprime të qarta dhe të koordinuara të gjuajtësve rusë kundërajror, për të cilat u dërgojmë falënderime të shumta nga i gjithë populli ukrainas”.

Ndërkohë raportimet ruse, disa prej të cilave pretendonin se incidenti ndodhi pranë Yelyzavetivka në rajonin e Mykolaiv, më vonë u tërhoqën dhe pretenduan se aeroplani ishte rrëzuar ndërsa fluturonte ulët në dukshmëri të dobët.

Rusia ka vuajtur një sërë makthesh zjarri gjatë luftës së Vladimir Putinit kundër Ukrainës. /Telegrafi/

Read Entire Article