Një ushtar rus kishte mbetur i vetmuar në një fushë të hapur në rajonin e Avdikias në Ukrainë, kur ushtria ukrainase e sulmoi.
Blogu ushtarak ukrainas ka publikuar momentin kur ushtari u godit me predhë në momentin kur po tentohej të fshihej; situatën e bënin më të vështirë edhe temperaturat e ulëta, transmeton Telegrafi.
Në pamje ai shihet kur u qëllua, dhe i plagosur, nuk ia del të largohet. Nuk është bërë e ditur për fatin e tij.
Полювання на окупанта!🔥☠️
Рота ударних безпілотних авіакомплексів 47-ої бригади полює за російським окупантом біля Авдіївки. pic.twitter.com/Zre8ikvbIO
— Inside the Armed Forces of Ukraine (@Inside_the_AFU) December 12, 2023
Moti i ftohtë ka vështirësuar situatën e luftës në Ukrainë. Ditëve të fundit, temperaturat kanë rënë nën 5 gradë Celsius.
Ndryshe, presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar të enjten se ushtria ruse nuk e ka ndërruar strategjinë e luftës. /Telegrafi/