Rusia zotohet për ‘themele të forta politiko-ushtarake’ me Bjellorusinë

10 months ago 14

Ministrat e jashtëm të Rusisë e Bjellorusisë drejtuan sot takimin e përvitshëm të grupeve qeveritare të punës të dy vendeve.

“Është në interesin tonë të përbashkët një themel i fortë politiko-ushtarak, që të mund të kontribuojë në zgjidhjen apo parandalimin e konflikteve”, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov pasi nënshkruante me homologun bjellorus Sergei Aleinik programin e veprimeve të koordinuara të politikës së jashtme për vitet 2024-2026, njoftonte Moska.

Lavrov shtoi se koordinimi i veprimeve ka të bëjë kryesisht me sigurinë ndaj Perëndimit që prej nisjes së luftës në Ukrainë.

“Veprimet kolektive të Perëndimit, duke përfshirë krizën në Ukrainë të provokuar prej tyre kanë prishur arkitekturën e sigurisë në Evropë, duke thyer parimin e barazisë për sigurinë”, tha Lavrov.

Ai shtonte se akumulimi i forcave të NATO-s në perëndim të Rusisë dhe aleatëve, si dhe vendimet e samitit të NATO-s në korrik në Vilnius, konfirmojnë qasjen agresive dhe imponuese të anëtarëve të aleancës ndaj Rusisë e Bjellorusisë.

Ai shtoi se është në interes të vendeve krijimi i themeleve solide ushtarake e politike si për parandalimin e konflikteve dhe për të përjashtuar mundësinë e diktatit apo dominimit të lojtarëve nga jashtë rajonit.

Top Channel

Read Entire Article