“S’do i marrim me zor në komisione”, Çuçi për opozitën: Nuk diskuton as nismat e veta

11 months ago 7
11:11 09/11/2023

Në një deklaratë jashtë Parlamentit, kreu i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi e quajti skenar të pësëritur të opozitës, situatën sot në Kuvend. Sipas tij, deputetët e PD nuk respektojnë as diskutimet për nismat e tyre ligjore.


“Është demagogji sepse sot ne kishim për shqyrtim 6 nga nismat ligjore që ka ndërrmarrë opozita. Ju e patë që edhe për shqyrtimin e nismave të tyre përsëritën skenat. Nuk është e thënë që do miratoheshin, por do ishin diskutuar. Qëllimi nuk është miratimi, por diskutimi. Ne do jepnim arsyet tona, ata të tyret dhe na gjykon publiku.”

Çuçi hodhi poshtë çdo teori se mazhoranca po pengon opozitën në ngritjen e komisioneve hetimore.

“Ne se kemi thënë në asnjë moment që opozita nuk ka të drejtë të ngrejë komisione hetimore, madje është e drejtë e pakundërshtueshme. E vetmja gjë që na bën të mos i miratojmë kanë të bëjnë me objektin, e kemi thënë disa herë. Po të jetë brenda kërkesave që ka Kushtetuta, padiskutim! Ishte i qartë qëndrimi i Felajt, ka momente që nuk jemi dakord dhe ka momente kur na duhet një Kod i ri Penal dhe siç e dini Ministria e Drejtësisë ka draftin dhe po bën gati një Kod të ri të integruar Penal.E drejta e opozitës për të ngritur komisione hetimore nuk mund ta kthejë Parlamentin në super organ.”

Ai u shpreh se ligjet do të miratohen pavarësisht situatës së krijuar në sallën e Kuvendit.

“Tymueset, mjetet piroteknike, barrikadat me karrige është skenar i opozitës. Ne do vazhdojmë normalisht të miratojmë ligje, të qeverisim. Debati parlamentar nuk është vetëm në seancë. Me forcë nuk e bëjmë dot, nuk i marrim me polici t’i fusim në komision. Nuk është skenari jonë ky, skenari jonë është të miratojmë ligjet. Nuk e bllokojmë ne Foltoren, nuk heqim ne me dhunë kartat. Ne ishim në Konferencë Kryetarësh, kemi bërë një axhendë që mund ta gjeni dhe online, para 3 javësh, për shqyrtimin e nismave të kolegëve të opozitës në bashkëpunim me ta. Dhe ne po i përmbahemi këtij kalendari, është e përcaktuar. Nismat nuk vendosen brenda ditës.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, ashtu si herën e kaluar deklaroi se nuk është faji i mazhorancës për gjendjen aktuale të PD.

“Opozitën nuk e ka katandisur Partia Socialiste.”

Ore s’do i marrim njerëzit me zor ne. Kemi bërë mbi një vit komisione parlamentare online, pandemia nuk parashikohet në rregulloren e parlamentit, nuk ishte gjendje e jashtëzakonshme. Pas pandemisë, komisionet online janë gjëja më e zakonshme, sot gjithnjë e më tepër po shkon drejt kësaj”, përfundoi Çuçi./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article