Profesori Altin Zaloshnja, në një komunikim në studion e “Open” nga Michigan, ka komentuar procesin dhe zhvillimet zgjedhore në SHBA.
Ai theksoi se nëse demokratët nuk do ndërmarrin hapat për të ndryshuar kandidatin e tyre, Joe Biden, atëherë Trump do të mbetet përpara në të gjitha shtetet që dikur i ka fituar Presidenti aktual.
Sipas tij “lufta” bëhet për 10 shtete, ndërsa shtoi se atentati ndaj Trump e ka bindur publikun se ky i fundit ka energjinë e duhur për të bërë detyrën.
Ai nënvizoi se në këtë moment nuk po diskutohet shumë ideologjia e kandidatëve, por kapaciteti i tyre në mundësinë e kryerjes së detyrës si President i SHBA-ve.
“Nëse demokratët nuk ndërmarrin hapin për të ndryshuar kandidatin e tyre, Trump është përpara në të gjitha shtetet që dikur i ka fituar Biden. Praktikisht lufta është për 10 shtete. Kalifornia sidoqoftë do votojë për demokratët për shembull. Mendoj se është problem endemik për demokratët. Ajo që ndodhi në Pensilvania ka bindur publikun se Trump ka energjinë e duhur për të bërë detyrën. Tani nuk po diskutohet shumë ideologjia, por kush ka kapacitetin për t’u zgjuar në orën 3 të natës për t’iu përgjigjur një telefonate për një problem diku në botë{, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb