Një rrjet kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë u çmontua nga Policia e Milanos.
Mediet e huaja shkruajnë se janë ekzekutuar 8 urdhra ndalimi nga të cilët 5 arrest me burg, 2 në arrest shtëpiak e 1 me detyrim paraqitje.
Pjesë e grupit kriminal ishin edhe disa shqiptarë, të cilët shpërndanin drogë kryesisht në zonat e Korsikos (Milano) dhe Sassuolo (Modena) .
Ndërkohë kërkimet janë duke u zhvilluar në zonat e Milanos, Pavia, Monza dhe Modena.
Grupi kriminal brenda 6 muajsh ka trafikuar drogë kryesisht kokainë me vlerë tregu 5 milionë euro. /vizionplus.tv