Sabalenka triumfon në “Australian Open”

7 months ago 21
Reklamë
18:21 27/01/2024

Bjellorusia mbron titullin e fituar vitin e kaluar

Aryna Sabalenka mbetet kampionia e Australian Open. Tenistja bejlloruse fitoi edhe këtë vit turneun grand slam në Melburn, duke mundur në finale pas dy seteve 6-3, 6-2 kinezen Zheng QinWen.

Një përballje pa histori ajo e së shtunës në Rod Laver Arena, pasi u mbyll në 1 orë e 16 minuta. Aryna Sabalenka është aktualisht numri 2 në renditjen botërore.

Me këtë sukses Sabalenka merr thuajse 2 milion dollarë. 25-vjeçarja në karrierën e saj numëron 14 trofe, ku më të rëndësishmit natyrisht janë grand slam të fituar në Australi.

Të dielën do të zhvillohet finalja e meshkujve mes italianit Jannik Sinner dhe rusit Daniil Medvedev.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article