Sabalenka vazhdon garën në Us Open

1 year ago 12
Reklamë
15:45 05/09/2023

Bjellorusia kualifikohet në çerekfinalet e turneut amerikan, eliminon Kasatkina-n

Arina Sabalenka u kualifikua në çerekfinalet e US Open për të tretin vit radhazi pasi mundi Daria Kasatkina-n 6-1 6-3.

Kampionia e Australian Open Sabalenka do të ngjitet e para në renditjen botërore për femra në përfundim të turneut amerikan.

Kundërshtarja e saj, Kasatkina, e pati të pamundur që t’i bënte ballë bjelloruses, që gjithashtu e mposhti në Sinsinati Open muajin e kaluar.

“E kam shtyrë veten shumë për t’u bërë numri një i botës dhe me të vërtetë do të thotë shumë për mua, do të thotë shumë për familjen time dhe është thjesht e pabesueshme, Akoma nuk e besoj! Realisht kisha frikë se mos më shpërqëndronte ky lajm dhe isha shumë e fokusuar në këtë ndeshje.”

Kundërshtarja e radhës në çerekfinalen e Grand Slemit do të jetë tenistja kineze Zheng Kinvnen, që eliminoi finalisten e 2022 Ons Zhaber.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article