Sainz merr pole position në Singapor

1 year ago 81
Reklamë
23:48 16/09/2023

Piloti i Ferrarit realizoi kohën më të shpejtë në pistën e “Marina Bay”, zhgënjen Redbull

Karlos Sainz është i pandalshëm në Singapor! Piloti spanjoll i Ferrarit mori pole-position, duke realizuar kohën 1 minutë, 30 sekonda dhe 984 të mijëtat.

Në vend të dytë, përfundoi piloti i Mercedes George Russell me 72 të mijëtat më ngadalë, e i treti piloti tjetër i “Kokëkuqes”, Charles Leclerc me 79 të mijtat.

I katërti më i shpejtë në provat zyrtare në Marina Bay ishte Lando Norris me Meclarenin e tij.

Në rresht të tretë e nis shtatë herë kampioni i botës, Ljuis Hemilton me makinën Mercedes dhe Kevin Magnussen me Haas.

Këto prova zyrtare përfunduan keq për dy makinat Redbull, të cilat u përjashtuan në tentativën e dytë.

Kampioni në fuqi Maks Vershtapen doli i 11-ti, por po hetohet nga komisarët e garës për një pengesë të mundshme ndaj makinave të tjera në pistë gjatë provave kualifikuese.

Çmimi i Madh i Singaporit është gara e 17 e kampionatit botëror të Formula 1.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article